Bastisja nga Krimet Ekonomike, sekuestrohen mijëra euro, armë e autobotë për transporte derivatesh

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e 9 personave.

Bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Gjatë zbatimit të urdhërkontrollit është gjetur dhe sekuestruar:

·        15 mijë euro;

·        5 vetura;

·        5 autobotë për transport të derivateve;

·        2 armë zjarri;

·        54 fishekë;

·        Pajisje elektronike;

·        Dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relavante për rastin

301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Në këtë operacionin policor kanë marrë pjesë njësitë relevante të Policisë, Doganës dhe ATK-ja.

Hetimet e përbashkëta kanë çuar në arrestimin e F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M., dhe G.Q., të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale:

·        Shpëlarje e parave;

·        Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje;

·        Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;

·        Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin dhe

·        Shmangie nga tatimi.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore.

Pas grumbullimit të informacioneve dhe sigurimit të provave, është krijuar dyshimin e arsyeshëm se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumenteve të rreme lidhur me tatimet, si dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës.

Të ngjashme