Kurti uron orkestrën “Amadeus” për katër çmimet në festivalin “Musica Orbis” në Pragë

Prishtinë | 13 Kor 2026 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se me katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë, Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina na bëri edhe një herë krenarë të gjithëve.

Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Pas sukseseve të jashtëzakonshme në Austri dhe në Spanjë, fëmijët dhe të rinjtë tanë u kthyen nga Çekia në Kosovë me medaljen e artë, dy çmime speciale individuale dhe atë të publikut.

“Këto rezultate janë dëshmi se kur talenti plotësohet me punë e përkushtim, suksesi është i vazhdueshëm. Jemi të lumtur që kemi pasur mundësinë të përkrahim fëmijët dhe të rinjtë tanë në përfaqësimin dinjitoz që i bënë Republikës sonë në Spanjë e në Çeki, këtë vit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Me katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë, Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina na bëri edhe një herë krenarë të gjithëve.

Pas sukseseve të jashtëzakonshme në Austri dhe në Spanjë, fëmijët dhe të rinjtë tanë u kthyen nga Çekia në Kosovë me medaljen e artë, dy çmime speciale individuale dhe atë të publikut.

Këto rezultate janë dëshmi se kur talenti plotësohet me punë e përkushtim, suksesi është i vazhdueshëm. Jemi të lumtur që kemi pasur mundësinë të përkrahim fëmijët dhe të rinjtë tanë në përfaqësimin dinjitoz që i bënë Republikës sonë në Spanjë e në Çeki, këtë vit.

Urime edhe një herë orkestrës “Amadeus”!

Të ngjashme