Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se me katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë, Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina na bëri edhe një herë krenarë të gjithëve. Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Pas sukseseve të jashtëzakonshme në […]
Kurti uron orkestrën “Amadeus” për katër çmimet në festivalin “Musica Orbis” në Pragë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se me katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë, Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina na bëri edhe një herë krenarë të gjithëve.
Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Pas sukseseve të jashtëzakonshme në Austri dhe në Spanjë, fëmijët dhe të rinjtë tanë u kthyen nga Çekia në Kosovë me medaljen e artë, dy çmime speciale individuale dhe atë të publikut.
“Këto rezultate janë dëshmi se kur talenti plotësohet me punë e përkushtim, suksesi është i vazhdueshëm. Jemi të lumtur që kemi pasur mundësinë të përkrahim fëmijët dhe të rinjtë tanë në përfaqësimin dinjitoz që i bënë Republikës sonë në Spanjë e në Çeki, këtë vit”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Me katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë, Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina na bëri edhe një herë krenarë të gjithëve.
Pas sukseseve të jashtëzakonshme në Austri dhe në Spanjë, fëmijët dhe të rinjtë tanë u kthyen nga Çekia në Kosovë me medaljen e artë, dy çmime speciale individuale dhe atë të publikut.
Këto rezultate janë dëshmi se kur talenti plotësohet me punë e përkushtim, suksesi është i vazhdueshëm. Jemi të lumtur që kemi pasur mundësinë të përkrahim fëmijët dhe të rinjtë tanë në përfaqësimin dinjitoz që i bënë Republikës sonë në Spanjë e në Çeki, këtë vit.
Urime edhe një herë orkestrës “Amadeus”!

















