Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dollc të Klinës, ku një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai, tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40.
“Sot rreth orës 07:40, Policia është njoftuar se në fshatin Dollc-Klinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë ai.