KRU “Prishtina” zbulon tri lidhje ilegale të ujësjellësit në Hajvali

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të realizuara në Hajvali janë evidentuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas kompanisë, lidhjet ilegale dëmtojnë infrastrukturën e ujësjellësit, rrezikojnë funksionimin normal të rrjetit dhe cenojnë të drejtat e konsumatorëve që përmbushin rregullisht obligimet e tyre.

“Ky nuk është më një rast i izoluar, por një problem serioz që duhet të marrë fund. Lidhjet ilegale dëmtojnë rrjetin e përbashkët dhe krijojnë pasoja për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka theksuar se abuzimi me rrjetin e ujësjellësit nuk do të tolerohet dhe se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim identifikimin dhe parandalimin e rasteve të tilla.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të shmangin çdo ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.

Të ngjashme