Para disa viteve, Kosova ka qenë vendi më i preferuar i diplomacisë amerikane në Ballkan

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 10:55 | Nga Shenoll Muharremi

Para disa viteve, Kosova ka qenë vendi më i preferuar i diplomacisë amerikane në Ballkan. Praktikisht, i gjithë shërbimi diplomatik i SHBA-së në botë ka punuar për ta ndihmuar Kosovën. Ashtu edhe njohjet i kemi siguruar.

Serbia e Bosnja dhe Hercegovina as afër nuk kanë qenë me ndikim. Sot Serbia duket që ka ndikimin më të madh e Kosova më të voglin, krejt e kundërta nga cka kemi gëzuar gjatë dy dekadave të para!

Kjo është mundësuar, gjithashtu, edhe për shkak të kontratave efektive të lobimit që kemi pasur por gjithashtu të qëndrimeve të matura dhe pragmatike të qeverive tona. Ashtu funksionon diplomacia atje, pa kontrata dhe lobim, nuk ke dyer të hapura.

Kontratat janë ndërprerë nga Albin Kurti dhe LVV.

Kosova është izoluar ndërkombëtarisht dhe kemi përfunduar deri te pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA-në. Ndërkohë, Serbia e ka forcuar jashtëzakonisht pozitën e saj, ndërsa bashkë me Bosnjën dhe Hercegovinën kanë më së shumti kontrata lobimi.

Kurti nuk ka zhvilluar asnjë takim të nivelit të lartë e nuk i ka shkelur këmba në Shtëpinë e Bardhë asnjëherë. Asnjë takim domethënës qe gjashtë vite sa qeverisë. Ky nuk është më problem i tij personal, se Kosova po i paguan dëmet!

Me këto gabime (shpresoj të paqëllimshme) mund të shpjegohet një pjesë e madhe e diplomacisë së Albin Kurtit dhe LVV-së, si dhe dëmet që, sipas meje, i janë shkaktuar Kosovës gjatë viteve të fundit. Disa prej këtyre dëmeve mund të jenë edhe të pariparueshme dhe, në perspektivë, lidhen drejtpërdrejt me sigurinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Të ngjashme