Ligji u miratua.
Ku është zbatimi? Ku janë përgatitjet?
Qeveria e Albin Kurtit premtoi se edukimi parafillor për fëmijët pesëvjeçarë do të bëhej i detyrueshëm. Ligji për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme e përcaktoi këtë detyrim që nga 10 korriku 2023.
Sot jemi në prag të vitit të ri shkollor 2026–2027 dhe pyetjet janë me bollëk poashtu:
A është Kosova realisht sot e përgatitur për ta zbatuar këtë detyrim ligjor?
Ku janë hapësirat?
Ku janë edukatorët?
Ku janë kapacitetet e mjaftueshme në komuna?
Ku është përgatitja profesionale e stafit?
Ku është zbatimi i kurrikulës së re?
Më shumë se dy vite pas afatit ligjor, kjo nuk është më çështje premtimesh.
Është çështje përgjegjësie politike dhe institucionale.
Arsimi nuk menaxhohet me slogane!
Arsimi nuk mund të jetë laborator i dështimeve të pushtetit.
Fëmijët tanë meritojnë më shumë.