“Ora e Pritjes”, Platforma “Liria ka Emër” nesër vendos ekran gjigant në Prishtinë

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se nesër do të nisë “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.

Sipas njoftimit për media, “Liria ka Emër” do të vendosë ekran gjigant me orë të numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur edhe pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë artistë të ndryshëm dhe personalitete të rëndësishme.

Ngjarja do të nisë nga ora 10:00.

Të ngjashme