Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme

Prishtinë | 24 Gus 2026 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Flamur Foniqi, djali i axhës së Jetlirës që u vra mbrëmë në Malishevë, ka folur rreth krimit që ka tronditur familjen Foniqi.

Ai thotë se familjarët për rastin tragjik janë njoftuar pas orës 03:00 në mëngjesin e sotëm.

“Lajmin na e dha xhaxhai i cili jeton në Malishevë, aty kemi kuptu që tashmë e ndjera Jetlira ka ndërru jetë në Prishtinë”, rrëfen Flamuri, për T7.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka dëgjuar që çifti të ketë pasur probleme më herët.

“Diskutimet e pakta që i kemi pas me axhën…ai ka thënë se ata të dy nuk kanë pasur diçka më herët ndërmjet çiftit. Rasti na ka tronditur të gjithëve”, tha ai.

Ai thotë se të gjitha raportimet e tjera që janë dhënë deri më tani mund të janë pretekste.

Të ngjashme