Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zbuluar se Irani ka tentuar që të vrarë një nga djemtë e tij.
“Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. Irani u përpoq ta vriste atë, u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”, deklaroi kryeministri izraelit në një intervistë për Channel 14.
Në korrik, Komiteti Ministror për Çështjet e Shin Bet (Agjencia e Sigurisë së Izraelit) miratoi dhënien e mbrojtjes personale të zgjeruar për gruan e Netanyahut, Sara, dhe djemtë e tyre, Yair dhe Avner.
Netanyahu nuk tha nëse Yair apo Avner ishte shënjestra e atentatit të Iranit. /Panorama