Ia gjetën në shtëpi 883 fishekë në shtëpi, shoqërohet në Polici i dyshuari në Prishtinë

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën, në ora 22:10.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar rreth 883 fishekë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme