Dy persona humbin jetën nga fruthi në Pensilvani

Prishtinë | 25 Gus 2026 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë humbur jetën nga fruthi në shtetin e Pensilvanisë, njoftoi të martën Departamenti i Shëndetësisë i këtij shteti. Të dy viktimat ishin të pavaksinuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, këto janë vdekjet e para të lidhura me fruthin në Pensilvani në 35 vitet e fundit, si dhe vdekjet e para të raportuara nga fruthi në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti, shkruan ABC News, transmeton Klankosova.tv.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjarët që po përballen me këtë humbje të paimagjinueshme”, deklaroi sekretarja e Shëndetësisë së Pensilvanisë, Debra Bogen.

Ajo theksoi se, pasi fruthi ishte eliminuar në masë të madhe në shtet për më shumë se tri dekada, shumë njerëz nuk janë më të familjarizuar me sëmundjen dhe nuk e kuptojnë plotësisht se sa serioze mund të jetë ajo.

Të ngjashme