Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk mundem me këtë grup parlamentar

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, duke thënë se nuk e di ende se kush do të jetë në listën zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku ka kritikuar situatën politike dhe ka thënë se Kosova po humb një mundësi për t’i ikur, siç e quajti ai, politizimit individual.

“‘Nuk e di kush do të jetë në listë, por do të vendoset me kohë. Po besoj që gjendja është shumë e rëndë sot. Nuk e di kush ka zell të shkojë drejt zgjedhjeve menjëherë, por gjithë kjo përpjekje për të pjekur, të mendojmë përtej zemërimit dhe t’i shërbejmë shtrirjes së pushtetit absolut nga një parti e vetme në Republikën e Kosovës. Do ta kuptojnë dhe do ta shohin këtë ditë shumë shpejt për ta kërkuar sërish.

Edhe njëherë, unë vetëm ndjek Këshillin dhe kërkoj falje për popullin e Kosovës. Kaq munda, nuk munda më tepër. Jo me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje, jo me këtë ndarje, nuk munda më tepër.

Jam përpjekur të jap një mendim të pjekur, fokusin e Republikës, me shumë pak gjasa, të një partie që ka pasur kërkesa absolute për president të vetin. Fatkeqësisht po humbim një mundësi të tillë për të ikur prej këtij politizimi individual. Është politikë jo e kohës. Ndoshta kjo politikë po shfaqet, unë po mendoj do të vijë koha në një rrethanë tjetër.”, tha Abdixhiku para gazetarëve.

Figura e tanishme s’ka tekst alternativ. Emri i kartelës është: c9551dfc3328bfae78d2ec696bf50492.jpeg

Të ngjashme