Në prag të verdiktit, Likoshani me mesazh për katërshen e UÇK-së

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Banera me mbishkrimin “LIKOSHANI JU PRET” janë vendosur në fshatin Likoshan të Drenasit, duke përcjellë një mesazh në mbështetje të çlirimtarëve, në prag të shpalljes së verdiktit përfundimtar ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Në fotot e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në këta banera janë shfaqur figurat e katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Kujtojmë se më 16 shtator pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme