Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Një aksident tragjik ka ndodhur në Ngucat të Malishevës, ku një person derisa ishte duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës.

‘’Rreth orës 17:20, nga QKMF Malishevë kemi pranuar informatën se një person është dërguar pa shenja jete.

Njësitë relevante të Policisë i janë përgjigjur menjëherë rastit, ku dyshohet se një person mashkull i moshës madhore, në fshatin Ngucat të Malishevës, duke punuar ka rënë nga rimorkioja dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet përkatëse policore.

Është njoftuar prokurori i shtetit dhe në koordinim me të po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore’’, thuhet në përgjigjen e Policisë./Express.

Të ngjashme