Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se vendimi do të jetë lirues

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Djali i Jakup Krasniqit, Altini duke hyrë në objektin e Gjykatës Speciale, ku pritet sot vendimi për ish krerët e UÇK-s, ka thënë se pret që vendimi të jetë lirues, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të lirohen nga akuzat në Hagë dhe do të kthehen të lirë në Kosovë.

“Besoj se vendimi do të jetë lirues. Cilido që të jetë vendimi, unë jam krenar për secilin, për UÇK dhe për çdo gjë çka kanë bërë për neve…Për neve dhe për këta është një mbështetje e madhe që populli është me UÇK-në. Diçka çka dëshirojmë është që populli me ditë vlerën e UÇK-së”, tha ai.

Të ngjashme