Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka përcjellë një mesazh të fokusuar në sakrificën dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.
Në një postim nw profilin e tij nw rrjetin social Facebook, Ramadani ka theksuar se, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, populli ka vazhduar rrugën e tij, duke e cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “lëvizjen e shenjtë”.
“Shpresë e besim! Ne jemi popull që kemi duruar e sakrifikuar për lirinë. Asnjë sfidë nuk na ka rrëzuar, asnjë dallgë nuk na ka ndalur”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka përmendur edhe historinë e lëvizjeve për liri, duke shtuar: “E duam Kosovën përjetësisht.”