Kryegjyqtari Charles Smith në seancën vendimtare për katërshen e UÇK-së, ka deklaruar se ZPS nuk ka arritur të vërtetonte dyshimet për krime kundër njerëzimit për ish-krerët.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”.
“ZPS nuk arriti të vërtetonte jashtë dyshimit të arsyeshëm që ky sulm u drejtua kundër një popullate civile”, tha ai. /