Xhevdet Qeriqi, kryetar i Shoqatës së Invalidëve në Fushë Kosovë, ka folur për protestën gjithëpopullore që u thirrë për sot nga organizatat e dala të luftës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Qeriqi tha se kjo protestë do të mbahet kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, verdikt që i njëjti e quan politik dhe tendencioz.
“Pas vendimit të fundit që u mor në Gjykatën Speciale, dhe pas padrejtësisë që iu bë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, organizatat e dala nga lufta, dje kanë vendosur që sot ta mbajnë këtë protestë, ta kundërshtojnë këtë vendim, t’i shfaqim pakënaqësitë rreth këtij vendimi për arsye që është vendim komplet politik, i padrejtë, i qëllimshëm, tendencioz, që ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së”, tha Qeriqi.
Ai ndër të tjera ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë.