Një incident ka ndodhur para pak minutash te rrethi i Çagllavicës, në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe të ndihmës së shpejtë, të cilat i kanë dhënë ndihmë një personi brenda një veture.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë aksident trafiku apo për një situatë tjetër që ka kërkuar ndërhyrjen e ekipeve mjekësore.