Behrami pas protestës te “Skënderbeu”: Thjesht madhështore!

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë kundër vendimit në Hagë ndaj ish-katërshes së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se eci gjatë gjithë protestës, duke theksuar përbërjen e larmishme të pjesëmarrësve.

“Sot eca nga fillimi deri në fund të protestës. Shumica ishin nga Prishtina, por edhe qytete tjera. Ishin nga të gjitha shtresat, nga të gjitha partitë dhe nga të gjitha moshat”, shkroi Behrami .

Ai e cilësoi protestën si “thjesht madhështore”, ndërsa bëri thirrje që protestat të vazhdojnë.

“Protestat duhet të bëhen të pandalshme deri në korrigjimin e kësaj padrejtësie”, shtoi deputeti i PDK-së.

Të ngjashme