Nata e tretë, Endrit Thaçi i bashkohet thirrjes së protestës në Prishtinë

Prishtinë | 18 Sht 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët do të protestojnë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Njoftimin për protestën e sontme e ka shpërndarë në “Instastory” edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Endrit Thaçi kishte marrë pjesë edhe në protestën e mbrëmshme në Prishtinë.

Protesta e sontme është paralajmëruar të nisë nga ora 21:00, ndërsa motoja e saj do të jetë “Jo në emrin tim”.

Të ngjashme