Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjithmonë kanë qenë patriotë dhe kanë punuar për Kosovën.
Në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hoxhaj tha se Thaçin dhe Veselin i njeh prej vitit 1987 dhe se të dy kanë pasur, siç u shpreh ai, “patriotizëm perëndimor”.
“Kanë qenë patriotë, e kanë dashur këtë vend, kanë luftuar për këtë vend dhe i kanë besuar këtij vendi”, deklaroi Hoxhaj.
Ai foli edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara, të cilin e cilësoi si “drakonik” dhe “goditje të tmerrshme” për Kosovën.
Hoxhaj bëri thirrje për protesta paqësore dhe të mbushen sheshet e Prishtinës, duke theksuar nevojën për unitet politik dhe qytetar.