Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, me fokus në barazinë gjinore dhe krijimin e mundësive më të mira ekonomike për gratë.
“Forumit Ekonomik të Grave i urova dhjetëvjetorin e themelimit dhe shpreha gatishmërinë për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët. Ekspertiza dhe përvoja e Forumit janë të mirëseardhura për Kuvendin, veçanërisht përmes trajnimeve për deputetët dhe kontributit në punën e komisioneve parlamentare”, shkroi kryeparlamentarja