Suhareka dhe gjashtë fshatra mbesin pa ujë deri në këtë orë

Prishtinë | 16 Tet 2026 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në Suharekë dhe disa fshatra përreth, si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike në stacionin e pompave “Pusi i Atit”.

Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja do të zgjasë deri në orën 15:00 dhe do të përfshijë qytetin e Suharekës dhe fshatrat Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë.

“Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas normalizimit të energjisë elektrike”, thotë KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Të ngjashme