Kimmich merr lajmin e hidhur, mungon ndaj Arsenalit

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Joshua Kimmich nuk do të jetë në dispozicion të Bayern Munichut për përballjen e rëndësishme me Arsenalin në Ligën e Kampionëve, pasi mesfushori gjerman po përballet me humbjen e babait të tij.

Lajmin e ka konfirmuar klubi bavarez përmes një komunikate zyrtare, duke bërë të ditur se futbollisti nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e së mërkurës mbrëma.

Sipas raportimeve të mediave, babai i Kimmichut, Berthold, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Bayern Munichu ka shprehur ngushëllimet për futbollistin dhe familjen e tij, duke kërkuar njëkohësisht respektimin e privatësisë së tyre në këtë periudhë të vështirë.

“Për shkak të një vdekjeje në familjen e tij të ngushtë, Joshua Kimmich nuk është pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme kundër Arsenalit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Bavarezët kanë kërkuar që të shmangen pyetjet dhe raportimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje, në mënyrë që familja të ketë hapësirën e nevojshme për ta përballuar dhimbjen.

Mungesa e Kimmichut përbën një mungesë të rëndësishme për Bayernin, që të mërkurën mbrëma e pret Arsenalin në stadiumin “Allianz Arena”, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori gjerman kishte munguar edhe në stërvitjen e fundit të ekipit, ndërsa fillimisht klubi kishte bërë të ditur se arsyeja ishte personale.

Bayern Munichu ka shprehur mbështetjen për lojtarin e tij, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta atij dhe familjarëve të tij.

Të ngjashme