Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas kthimit të tij në organin Legjislativ nga Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Megjithatë, Haxhiu ka thënë për Klan Kosova sot se ai Ligj nuk mund të ndryshohet e as të amandamentohet, bazuar në një vendim të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese.

Haxhiu ka thënë se procedurat lidhur me Ligjin e kthyer prapa nga Presidentja, do të nisin të hënën, duke filluar me Komisionin për Legjislacion.

Të ngjashme