Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Para gjashtë vitesh, Prokuroria Speciale e Hagës kishte ngritur aktakuzë kundër Hashim Thaçit. Kjo kishte detyruar kreun e shtetit të Kosovës që të jepte dorëheqje nga pozita e presidentit për të shkuar në Hagë ku do të përballej me akuzat e Prokurorisë.

Bekim Çollaku, bashkëpunëtor i afërt i Hashim Thaçit, ka treguar se në atë ditë, e gjithë presidenca dhe bashkëpunëtorët e tjerë nuk kanë arritur që t’i mbajnë lotët.

Ai tregon në FRONTAL të T7 se edhe vetë ka qarë, megjithatë thotë se një gjë të tillë nuk e ka bërë në prezencë të Hashim Thaçit.

Të ngjashme