Bajrami: Po paguajmë nga xhepat, nga janari në shtator u importuan 182 milionë euro energji, vitin e kaluar 259 milionë euro

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se sektori i energjisë “më së miri e shpërfaq keqqeverisjen e Albin Kurtit dhe kabinetit të tij qeveritar”.

“Po përballemi me import të lartë, shifrat nga Dogana tregojnë që për muajt janar-shtator të vitit 2026, Kosova ka importuar 182 milionë euro, derisa në në vitin e kaluar ishte 259 milionë euro”, tha Bajrami në Pressing.

“Gjithë këtë import të energjisë elektrike është e papërballueshme, do i paguajmë direkt nga xhepat, do inkorporohen në fatura”, shtoi Bajrami.

Të ngjashme