Klubi i Basketbollit, Trepça nga Mitovica e ka fituar ndeshjen ndaj Splitit të Kroacisë me rikthim dramatik të rezultatit.
Të mërkurën, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, kampionia e Kosovës shkëlqeu në momentet vendimtare të ndeshjes së xhiros së shtatë të Grupit A të FIBA Europe Cup, duke fituar me rezultatin 94:88.
DBasketbollisti Drilon Hajrizi shkëlqeu në momentet vendimtare.
Për Trepçën ishte fitorja e katërt, ndërsa i ka edhe tri humbje, duke grumbulluar gjithsej 11 pikë.
Gara për vendin e dytë në grup mbetet e hapur kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, derisa dy vendet e para kualifikohen tutje.