Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënimet e ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.

Pacolli në një postim në Facebook bën të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi.

Njoftimi i plotë i ministres:

Mirëmëngjesi!

Po vazhdojmë me rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonat ujore të liqeneve akumuluese.

Pas rrënimit të të gjitha ndërtimeve ilegale dhe pastrimit të zonës përreth Liqenit të Radoniqit, po i kthehemi Ujmanit.

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi.

Pastaj, vazhdojmë edhe në Batllavë dhe Badovc.

Mbrojtja e liqeneve dhe burimeve tona ujore është përgjegjësi e përbashkët dhe nuk do të lejojmë ndërtime që cenojnë pasuritë tona natyrore. Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim.

Të ngjashme