Sot nis xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dueli i vetëm që luhet sot do të jetë ai mes Prishtinës dhe Drenicës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 17:00.
Prishtina synon fitoren për ta fuqizuar edhe më shumë pozitën e parë në tabelë, shkruan Gazeta Express.
Aktualisht, kryeqytetasit prijnë me 32 pikë, pesë më shumë sesa Malisheva që mban vendin e dytë.
Në anën tjetër, Drenica gjendet në vendin e tetë që dërgon në barazh me 12 pikë.
Gjatë të shtunës dhe të dielës, luhen edhe katër përballjet tjera të xhiros së 14-të.