IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar një njoftim informues për fruthin, duke theksuar rëndësinë e vaksinimit si mënyra më e mirë për parandalimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse.


Në njoftim thuhet se fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse, e cila përhapet përmes ajrit kur personi i infektuar kollitet ose teshtin.


Sipas IKSHPK-së, simptomat kryesore të fruthit janë temperatura e lartë, kolla, rrjedhja e hundës, sytë e skuqur dhe të përlotur, si dhe skuqjet në lëkurë që zakonisht fillojnë në fytyrë dhe përhapen në pjesë të tjera të trupit.


Instituti paralajmëron se fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze, përfshirë pneumoninë, encefalitin, dehidrimin, dëmtimin e dëgjimit dhe verbimin. Fëmijët nën moshën pesëvjeçare konsiderohen më të rrezikuar nga këto komplikime.


IKSHPK thekson se vaksina MMR është mbrojtja më e mirë kundër fruthit, ku një dozë ofron mbi 90 për qind mbrojtje, ndërsa dy doza rreth 97 deri në 99 për qind.


Në Kosovë, doza e parë e vaksinës MMR jepet në moshën 12-muajshe, ndërsa doza e dytë në moshën pesë deri në gjashtë vjeç.

Njoftimi i plotë:

Të ngjashme