Dërguan ushqimin e porositur në një kompani, brenda u vjedhin 70 l naftë

| 25 Mar 2018 | 12:10 | Nga

Dje në Prishtinë ka ndodhur një vjedhje në një kompani ndërtimi.

Siç bënë të ditur policia e Kosovës, dy persona kanë dërguar ushqimin e porositur në këtë kompani ndërtimi, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.

Por, brenda objektit, këta dy persona kanë vjedhur rreth 70 litra derivate të naftës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme