Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave bën thirrje për kujdes ndaj zjarreve

| 13 Qer 2018 | 14:35 | Nga

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshmeu bën thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe vigjilentë për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit dhe të lajmërojnë me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.

“Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që karakterizohet me temperatura të  larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore”.

“Për çfarëdo rasti të zjarreve, ju lutem që të thirrni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit të integruar emergjent – 112.

Gjithashtu mund të thirrni pa pagesë edhe në këta numra:

Policinë e Kosovës, në numër të telefonit   192,

Njësinë  profesionale tëzjarrfikjesdhe  shpëtimit në numrin e telefonit 193,

Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit   194.

Zjarrvëniet e qëllimta  si  dhe  ato të shkaktuara nga pakujdesia,  janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj”, thuhet në komunikatë.

 

Të ngjashme