Parlamenti Evropian voton sot për vizat, Thaçi e quan datë historike

| 13 Sht 2018 | 11:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Parlamenti Evropian sot voton për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe këtë datë, presidenti, Hashim Thaçi e ka cilësuar si “historike”.

“Ftoj edhe një herë, pasi që është në proces procedural kjo çështje në Parlamentin Evropian, të gjithë deputetët, të votojnë për Kosovën, të votojnë për lëvizjen e lirë, të votojnë për një nevojë qytetare, humane të lëvizjes së lirë, jo vetëm si çështje politike,” është shprehur Thaçi.

Duke folur për nismën e qeverisë për shndërrimin e FSK-së në ushtri, ai tha se në këtë kohë është mesazh i gabuar që mund t’i përcillet miqve evropian.

LEXO Edhe: Thaçi rithekson vështirësitë që e presin në ditët e ardhshme

“Nuk jemi të informuar por do të konsultohem në minutat e ardhshme. Propozimi im dallon nga rrethanat e tashme. Kur unë kam propozuar kemi pasur përkrahjen e miqve ndërkombëtarë mirëpo nuk pati kaluar për shkak të egove elektorale. Procedimi i kësaj çështje sot është mesazh i gabuar sepse duhet të jetë proces i koordinuar,” është shprehur Thaçi.

Ai nuk ka dashur të saktësojë nëse do të vizitojë liqenin e Gazivodës, duke thënë se do të jetë atje kurdo që është nevoja.

“Kam qenë në veri dhe shkoj kur është në interes për vend. Jam lideri i vetëm që kam vizituar veriun.”

Ai ka rishprehur gatishmërinë për të qenë në shërbim të informimit në çdo debat në parlament, shoqëri civile e media, në kohën kur në Kosovë vazhdon të kontestohet nga opozita angazhimi i tij individual në procesin e negociatave me Serbinë.

Të ngjashme