Presidenti i Francës, Emannuel Macron, ka mbaruar fjalimin e tij në shënim të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me tone politike që lidhen me aktualitetin.
“Patriotizmi është e kundërta e saktë e nacionalizimit”, ka thënë Macron, shkruan Le Monde.
“Historia kërcënon” ka thënë ai duke përkujtuar se cila është rëndësia e paqes.
“Le të betohemi të gjithë si kombe që ta vendosim paqen para së gjithash”.
“Patriotizmi, nacionalizmi dhe egoizmi janë e kundërta e saktë. Mësimi i Luftës së Madhe nuk mund të jetë ai i pakënaqësisë së një populli kundër tjetrit. T’i shtojmë shpresat në vend se ta kundërshtojmë frikën”.
I pari i Francës e ka përfunduar fjalimin e tij me këto fjalë: “Rroftë paqja, rroftë miqësia ndërmjet njerëzve. Rroftë Franca”.