Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Irani është i vendosur të zgjerojë programin e saj ushtarak dhe të raketave balistike, pavarësisht nga presioni në rritje i siç tha ai “vendeve armiqësore dhe përpjekjet e tyre për të frenuar programin e mbrojtjes iraniane”.
“Ne nuk kërkuam dhe nuk do të kërkojmë leje për të zhvilluar lloje të ndryshme të raketave dhe ne do të vazhdojmë rrugën tonë dhe zhvillimin e forcës tonë ushtarake”, tha ai në Teheran ku mijëra qytetarë u mblodhën me rastin e shënimit të 40 vjetorit të Revolucionit Islamik.