Një person i dyshuar për shantazh ndaj një femre me publikimin e disa fotografive diskredituese është arrestuar.
Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i arrestuari dyshohet se vazhdimisht ka shantazhuar viktimën që ti jap para si kusht që të mos i publikoj fotografit.
Me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.