Rama: Prej 2013, papunësia ka rënë për 6%

| 01 Maj 2019 | 13:46 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, me rastin e Ditës së Punëtorëve, ka dhënë, sipas tij, lajmin e gëzuar për uljen e papunësisë.

Shefi i qeverisë shqiptare i është referuar të dhënave të Bankës Botërore, sipas së cilës papunësia në Shqipëri ka rënë më shumë se 6% që prej 2013.

“Sipas Bankës Botërore, Shqipëria ka krijuar në vitin 2018 më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që u krijuan vjet në rajon! Papunësia ka rënë më shumë se 6% qysh se morëm detyrën. Akoma shumë për të bërë, po askush s’ka bërë dhe s’bën dot kurrë sa NE”, shkruan Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme