Ekonomia Online
FUNDIT

AAK: Gjakova do vazhdojë të ketë vendimarrje në qeveri për veten dhe Kosovën

AAK: Gjakova do vazhdojë të ketë vendimarrje në qeveri për veten dhe Kosovën

Gjatë qëndrimit të kryeminstrit Ramush Haradinaj në Gjakovë, ai ka thënë se Gjakova do të ketë vendimarrje në Prishtinë. Postimi i plotë nga faqja zyrtare e AAK-së: Kryeministri Ramush Haradinaj në Gjakovë: • Gjakova e ka rikthyer dinamikën e vet falë përkrahjes në qendër dhe projekteve të orientuara këtu. Vlera e investimeve është shumëfish më e madhe […]

Gjatë qëndrimit të kryeminstrit Ramush Haradinaj në Gjakovë, ai ka thënë se Gjakova do të ketë vendimarrje në Prishtinë.

Postimi i plotë nga faqja zyrtare e AAK-së:

Kryeministri Ramush Haradinaj në Gjakovë:

• Gjakova e ka rikthyer dinamikën e vet falë përkrahjes në qendër dhe projekteve të orientuara këtu. Vlera e investimeve është shumëfish më e madhe sesa që ka ndodhë qe 20 vjet, përfshi këtu edhe zgjerimin e rrugës dhe shumë shpejt edhe autostraden e Dukagjinit.

• Kosova në dy vitet e fundit ka marrë drejtim politik Kosova 100% shtet, konsolidim të shtetësisë dhe pranimin në planin ndërkombëtar.

• Është një qeveri që ka guxuar të veprojë e të marrë vendime.

• Ju do i legjitimoni pikat dhe vendimet që janë marrë në temat nacionale, i heqim nga agjenda ato pikëpyetje.

• Kthehemi tek fuqizimi i shtetit e ekonomisë, punësimit e zhvillimit.

• Gjakova do vazhdojë të ketë vendimarrje në Prishtinë për vetën dhe Kosovën.

• Këto zgjedhje janë referendum për shtet, ekonomi dhe drejtësi.

Të ngjashme