AAK-ja jep arsyet pse është për rrëzimin e qeverisë

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Sot, kur do të votohet në Kuvend të Kosovës mocioni për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar një letër, në të cilën ka dhënë disa prej arsyeve se pse është për rrëzimin qeverisë, duke i përmendur në këtë letër dështimet e kryeministrit Albin Kurti.

AAK-ja ka thënë se ka qenë e bindur që prej fillimit se kjo qeveri nuk do të ketë stabilitet.

Sipas partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, Albin Kurti qëllimshëm ka provokuar rrëzimin e qeverisë në një kohë të rëndë kur vendi po përballet me pandeminë koronavirus.

AAK thotë se me qasjen e tij Albin Kurti ka rrezikuar seriozisht marrëdhëniet me ShBA-në.

Të ngjashme