Nesër me fillim të orës 10:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Sa i përket votimit për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim. Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv burime brenda kësaj partie. Pas dështimit të seancës së kaluar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka […]
AAK-ja s’ndryshon qëndrim, nuk e votojnë as nesër Haxhiun

Nesër me fillim të orës 10:00 pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Sa i përket votimit për Albulena Haxhiun kryeparlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim.
Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv burime brenda kësaj partie.
Pas dështimit të seancës së kaluar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është figurë unifikuese për këtë pozitë.













