AAK organizon tryezë diskutimi për situatën në shëndetësi

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Grupi parlamentar i AAK’së sot nga ora 13:00 do të organizojë një tryezë diskutimi që për temë ka situatën në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore. Tryeza mbahet sot, më datë 23 tetor 2023, në ora 13:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”

Të ngjashme