Abazi i publikon fotot e figurave të vrara, akuzon LDK-në që po bashkohet me Thaçin

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Haki Abazi thotë se me kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës po i bashkohet kapjes së shtetit.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi, një ditë para seancës së Kuvendit ku rend i ditës është votimi për mosbesim ndaj qeverisë, ka publikuar fotot e anëtarëve të vrarë të LDK’së.

Ai thotë se votuesit e Kosovës nuk kanë votuar për vazhdimin e kapjes së shtetit, gjë për të cilën ai akuzon LDK’në që po e bën në bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë i Abazit në Facebook:

Gjithëmonë kam shtruar pyetje pse as edhe një rast i vetëm i të vrarëve të LDK për 20 vite nuk është gjetur, as edhe një hetim nuk është bërë. Tani në fakt e kam kuptuar pse dhe në dorë të kujt ka mbetur LDK. Nesër LDK e mbetur i bashkohet Thaçit dhe PDK kundër interesit të vendit dhe për vazhdimin e kapjes së shtetit. Për cilin opcion kanë votuar votuesit? Jo për vazhdimin e kapjes sigurisht!

Të ngjashme