Abazi ia kujton parimet e shkelura Kurtit: Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Haki Abazi i është drejtuar me kritika të forta kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër.

Fillimisht, Abazi tha se qëllimi kryesor për dialogun nuk duhet të jetë njohja nga Serbia, mirëpo njohja nga pesëshja e BE-së.

Të gjithë angazhimin tonë qenësor për arritjen nga e njohjes nga pesëshja e BE-së, sepse njohja nga Serbia është e parëndësishme. Albin Kurti nuk u ardhë kryeministër për me marrë njohje nga Serbia. Njohja nga pesë vendet ka qenë qëllimi ynë. Pika 6 është më e rrezikshmja. Sepse kjo na fut në kompromise të reja që zvogëlon subjektivitetin”, tha ai.

Tutje, ai iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se “ndjehet i ofenduar” kur ai përmend aktivistët e dorëhequr të VV-së.

“Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr të VV-së. Se ata aktivistë kishin gju gaz lotsjellës, kishin rrotullu makina, për me pengu këtë marrëveshje. Nuk duhet të merremi me interpretimin e çështjes së VV-së. Me respekt duhemi me kujtu secilin aktivistVV-së. Që kanë pasë idealin e madh të bashkimit kombëtar. Sepse pavarësia ka qenë kompromisi. Përqafimi me kryediplomatin grek është i mirëseardhur, mirëpo kur të vjen njohja”, tha ai.

Të ngjashme