Abazi për deklaratën e Osmanit se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit: Kjo punë s’bëhet në Twitter!

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 23:12 | Nga Ekonomia Online

“Kjo punë nuk bëhet në Tweet”, ka thënë deputeti Haki Abazi pas deklaratës së presidentes së vendit Vjosa Osmani e cila ka thënë se Serbia për më pak se 24 orë ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia për më pak se 24 orë ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas saj, shkelja e parë ka qenë ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë, ndërsa e dyta ka qenë lobimi dhe votimi kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Deklaratën e saj e ka komentuar deputeti Haki Abazi në emisionin “Debat Plus, në RTV Dukagjini.

“Kjo punë është semantike sepse Serbia mund të thotë që unë votoj kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE por nuk e pengoj anëtarësimin. Nëse aty është dashur të analizohet këtë çështje ajo vota e çuditshme e Azerbajxhanit dhe Armenisë që kanë pasur deri vonë një konflikt të ngjashëm me atë që e kemi ne me Serbinë në veri. Është shumë më e thellë çështja se sa një cicërimë në Twitter. Këto listime janë në rregull”, ka thënë Abazi.

Sipas tij, nëse është dashur të merren institucionet, “nuk është dashur të merren me aspektin e triumfalizimit në zgjedhjet por në dënimin dhe animimin e faktorit ndërkombëtar për atë se çfarë Serbia po bën në veri”.

“Kjo punë nuk bëhet në Tweet. Më shumë po bëjnë ambasadorët”.

Ai ka theksuar se nuk ka detyrim për Serbinë përveç se sanksionimi me ndihmat financiare.

“Ka marrë 17 miliardë euro, pse mos të vazhdojë ta sabotojë Kosovën. Në çdo fazë Serbia shpërblehet përkundër faktit që instrumentet e BE-së të vetmet janë financiare”.

Të ngjashme