Ekonomia Online
FUNDIT

Abazi reagon ashpër ndaj Kurtit pas video fjalimeve të ministrave

Abazi reagon ashpër ndaj Kurtit pas video fjalimeve të ministrave

Deputeti, Haki Abazi ka reaguar pas dy video fjalimeve të publikuara nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas Abazit, kryeministri Kurti po i “detyron” ministrat të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe kundër policisë. “Ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar për ndarjen e shtyllave të pushtetit”, […]

Deputeti, Haki Abazi ka reaguar pas dy video fjalimeve të publikuara nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas Abazit, kryeministri Kurti po i “detyron” ministrat të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe kundër policisë.

“Ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar për ndarjen e shtyllave të pushtetit”, ka shkruar Abazi në rrjetin e tij në Facebook.

Tutje ai i ka thënë Kurti se “paaftësinë për të qeverisur nuk e mbulon dot duke krijuar konflikte me të gjithë”.

“Sistemi i drejtësisë ka shumë mangësi, por nuk është punë e as përgjegjësi dhe është kundërkushtetuese që Kryeministri dhe ministrat e tij servil të bëhen vlerësuesit e sistemit të drejtësisë e aq më pak të policies”, është shprehur Abazi.

Mes tjerash Abazi ka përmendur edhe përplasjet e fundit mes Kryeminitrtit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Kurtit.

“Shkuarja e Kurtit në Greqi ku nuk ishte ftuar Rama për shkak të rastit të Bejlerit nga Himara, tregon sa i interesuar është Kurti për interesin e kombit. Me Ramën është përplasur për teke personale dhe për egot e majtistëve egocentrik e inatçorë, e që në fund pësojnë qytetarët. Por, Shqipëria e ka njohur dhe e kambrojtur dhe do ta mbrojë Kosovën, Kosova e ka Shqipërinë aleatin e përjetshëm në ditë të bardha e të zeza”, ka thënë ai.

Të ngjashme