Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mbërritur në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak minuta para mbajtës të mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie, raporton Ekonomia Online. Ai ka zhvilluar një takim me ish-kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe nënkryetarin e saj në detyrë, Lutfi Haziri. Pas takimit, ambasadori Abbott […]
Abbott takon Mustafën dhe Hazirin: Diskutuam për rezultatin dhe perspektivën e LDK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mbërritur në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak minuta para mbajtës të mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.
Ai ka zhvilluar një takim me ish-kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe nënkryetarin e saj në detyrë, Lutfi Haziri.
Pas takimit, ambasadori Abbott ka treguar se çka është biseduar në këtë takim përmes një publikimit në rrjete sociale.
”Ne diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK-së”, shkruan ai mes tjerash në Facebook.
https://vimeo.com/516738058















