Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 22:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë sw qasja e Qeverisë Kurti në menaxhim të krizës në veri të vendit, ishte e gabueshme, meqë ra në provokimet e Serbisë.

Sipas tij, kjo nuk nënkupton se qeveritë e kaluara, ishin të pagabueshme, por jo në një masë të tillë sa të vinte edhe një reagim i ashpër nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

”Nuk po themi që s’kemi pasë gabime në hapa në të kaluarën, por jo të kësi sojit”, tha Abdixhiku sonte në Rubikon në Klan Kosova.

”Jo në përmasën që Departamenti Amerikan i Shtetit, të shfaq një deklaratë zhgënjyese ndaj Republikës së Kosovës, për herë të parë ndoshta në histori të Kosovës, zhgënjyese. Sepse termi ‘zhgënjim’, është bukur i rëndë në diplomaci”.

”Dhe jo në përmasën që na jep ambasadori Dugolli në Washington drejtuar Ministrisë së Jashtme këtu. Pra, këto dy lexime ta japin përshtypjen qartë të relacioneve. Është relacion ‘brutal’. Brutal thuhet në këtë raport”.

Të ngjashme